Kylian Mbappe ka dalë në mbrojtje të Ousmane Dembeles pas kritikave që sulmuesi francez mori për paraqitjen ndaj Senegalit në Kupën e Botës 2026.
Kapiteni i Francës theksoi se Dembélé ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në fushë, pavarësisht se kontributi i tij nuk u reflektua drejtpërdrejt në statistika.
“E kam parë ndeshjen dy herë. Në pjesën e parë ai ishte më i miri nga të katër sulmuesit”, deklaroi Mbappe.
Ylli i Real Madridit shtoi se Dembélé krijoi hapësira vendimtare për ekipin dhe mbetet një element kyç për Francën.
“Dembélé është shumë i qetë, ai është fitues i Topit të Artë dhe ka besimin e të gjithëve. Ai do të jetë një lojtar thelbësor për ne”, u shpreh Mbappe.
Sulmuesi francez vlerësoi gjithashtu Michael Olisen, duke e cilësuar si një futbollist të jashtëzakonshëm që mund të bëjë diferencën në çdo ndeshje./04 Online/















































