LDK-ja e Prizrenit feston 34 vjetorin e themelimit, Selmanaj ngjall shpresat për rikthim në pushtetin lokal

0
161

Dega e LDK-së në Prizren ka shënuar 34 vjetorin e themelimit të saj në mënyrë madhështore.

Në festën e LDK-së nuk kishte si të mungonte edhe kryetari Lumir Abdixhiku me zyrtarë të lartë të këtij subjekti politik.

Ardhja e Driton Selmanajt në krye të degës së LDK-së në Prizren e ka dinamizuar në tërësi këtë subjekt politik në këtë qytet, si përpjekje për tu rikthyer në pushtet pas 16 viteve të qëndruarit në opozitë.

Selmanaj në mes tjerash ka thënë se shtrirja e LDK-së në çdo familje, në qytet e fshat është detyrë e jona sepse ne ofrojmë platformën më të mirë për qytetarët tanë.

“Për të festuar 34 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, u bëmë bashkë; veprimtarë, aktivistë, veteranë e njerëz të mirë që dhanë shumëçka nga vetja për të mbajtur gjallë LDK-në dhe interesat kombëtare të popullit të Kosovës.
Edhe pas 34 vjetëve, sot po qëndrojmë edhe më të fortë duke vazhduar me misionin e njëjtë, punën e palodhshme për Kosovën dhe Prizrenin.
Shtrirja e LDK-së në çdo familje, në qytet e fshat është detyrë e jona sepse ne ofrojmë platformën më të mirë për qytetarët tanë, prandaj rritja dhe fitorja jonë është e pashmangshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës, u themelua nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, dhe shtyllë kryesore e kishte krijimin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës.
E kemi obligim dhe amanet që Republikën tonë t’a ruajmë dhe t’a bëjmë të fortë dhe të përhershme.
Sot, e kemi për detyrë që të jemi bashkë, të hapemi, të zgjerohemi dhe të jemi unik rreth sfidave dhe fitoreve të mëdha të LDK-së, për Kosovën dhe Prizrenin.
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bejoftë Lidhjen tonë Demokratike!
Zoti e bekoftë Prizrenin!
Zoti i bekoftë qytetarët tanë kudo që jetojnë!
Urime!”, ka thënë Selmanaj.

Gjatë këtij aktiviteti me karakter feste janë ndarë edhe libreza të anëtarësisë për një numër të madh të qytetarëve prizrenas, kryesisht të rinj./04 Online

Leave a Reply