Lavdia e Drinit

0
768

Kush ma piu ujin
E ma ndali frymën
Në ditë me plotë Diell
Ma e errësoi hapsirën?!.

Nga prita e t’pa besëve
Pranë shtëpisë n’Bazhdarhane
Drinit të madh ia prenë jetën
Për ta lënë pa krah,
Hajrijen me Drinin e vogël!

E kur Drini i madh i mbylli sytë
Emri i tij shpejt u përtëri si feniks!

Bashkë me lavdinë e përjetshme për të atin
Ekremi i vogël u kthye në prehërin e gjyshës
Për t’ia hjek pak mallin e nanës për t’birin
E për t’ia dërgu një mesazh të fort vrasësit!

Të fala të bën nana e Komandantit:
Me vrasjen e Drinit gabim e keni bë pazarin,
Mund të gllabroni gjithë pasurinë e këtij vendi,
Por kurr nuk mund ta vjedhni lavdinë e tim biri !

Sot kur kriminelët “përkulën” para turpit ,
Krenar dhe koklartë qëndrojnë veç familja!
Krah nënës heroinë,
Si dy shtylla të forta,
Drini dhe Ekremi !.

Me shikim shqiponje secilin e vështrojnë
Pa fjalë veç me heshtje japin një mesazh,
Ju njohim secilin e dim pse keni ardh ?!

Lavdia e Drinit do të rroj përjetsisht,
E ndarë nga kundërmimi i atyre që frymojnë
Që nuk e bëjnë detyrën për të sjell drejtësinë
Për gjakun e secilit që u vranë në liri!

Shkruan: Abdullah V. THAÇI

Leave a Reply