Mbrëmja e dytë e festivalit “United Alb” në New York solli atmosferë spektakolare, ku emra të njohur të muzikës shqiptare performuan para një numri të madh fansash.
Vëmendje të veçantë morën Era Istrefi dhe Ledri Vula, të cilët me performancën e tyre elektrizuan skenën dhe ngritën publikun në këmbë, shkruan 04 Online.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë atmosferën e zjarrtë gjatë performancës së dyshes shqiptare, ndërsa fansat nuk kursyen ovacionet dhe reagimet pozitive.
Me energjinë dhe hitet e tyre, Era dhe Ledri arritën të “pushtojnë” skenën e madhe në New York, duke e kthyer natën në një nga momentet më të komentuara të festivalit “United Alb”./04 Online














































