“Lautaro i çmendur, vetëm një ekip mund t’ia marrë titullin Interit”

0
145

Luka Toni, kampion bote me Italinë në 2006, sheh Interin si skuadrën favorite për fitimin e titullit kampion, edhe pse Napoli nuk duhet nënvlerësuar.

Për mua gara për titullin varet nga Interi. Zikaltrit kanë një kontingjent të pasur lojtarësh, skuadrat e tjera ndodhen në vështirësi.

Napoli ndodhet në të njëjtin nivel me Interin sa i përket formacionit titullar, por si skuadër qëndron më lart ajo e Inzaghit.

Juventusi tregoi se mund ta përballojë Interin, edhe pse me një skuadër inferiore, por goli i Lautaros ishte i jashtëzakonshëm.

Sigurisht që gaboi edhe Gatti, por argjentinasi bëri diçka të çmendur, duke u konfirmuar një sulmues i vërtetë.

Lautaron e ka ndihmuar shumë fitimi i Botërorit, ndërkohë që shiriti i kapitenit i dha shumë përgjegjësi, e ka bërë të rritet si futbollist.

Ai është një futbollist i rëndësishëm tani, një lojtar i nivelit të lartë, padyshim që e ka hedhur hapin e fundit për t’u bërë i tillë”, u shpreh autori i 322 golave, golashënuesi i katërt më i mirë italian.

Lautaro kryeson renditjen e golashënuesve në Serie me 13 gola të realizuar në po kaq takime./SS

Leave a Reply