Ja pse duken gjithmone te reja grate japoneze.
Gratë japoneze janë elegante dhe plaken ngadalë për faktin që në Japoni ushqimi nuk hahet vetëm për shije, por edhe për vlerat shëndetësore.
Ja arsyet kryesore pse gratë japoneze mbeten të reja:
Pirja e çajit jeshil
Japonezët konsumojnë shumë çaj jeshil. Matcha (çaji jeshil pluhur) përzihet me ujë të nxehtë. Kjo formë e çajit të gjelbër përdoret në ceremoninë e çajit, e cila është një aktivitet kulturor japonez që përfshin përgatitjen ceremoniale dhe prezantimin e matcha.
Konsumimi i ushqimeve të fermentuara
Japonezët shpesh hanë ushqime të fermentuara si kefir, lakër turshi, miso, tempeh dhe kimchi.
Fermentimi ruan ushqyesit natyrorë n dhe krijon enzima të dobishme, vitamina B, acide yndyrore omega-3 dhe lloje të ndryshme të probiotikëve.
Ushqimet e detit
Ndryshe nga amerikanët, japonezët pëlqejnë të hanë ushqim deti më shumë sesa mishin e kuq, i cili shoqërohet me shumë probleme shëndetësore, të tilla si obeziteti, kolesteroli i lartë dhe sëmundjet inflamatore.
Servireni ushqimin në porcione të vogla
Shërbimi i ushqimit në pjesë të vogla është pjesë e kulturës së Japonisë. Kjo metodë mund t’ju bëjnë të hani më pak, duke ju ndihmuar të humbni peshë. Kur bëhet fjalë për menaxhimin e peshës, pjesët më të vogla janë ndoshta më të rëndësishme se lloji i ushqimit që hani.
Eçja është një ritual
Në Japoni, burrat dhe gratë eçin shumë. Eçja është një formë e mirë ushtrimi dhe ndihmon në tretje.
Ecja jo vetëm që ndihmon me humbjen e peshës, gjithashtu përmirëson shëndetin kardiovaskular, nxit energjinë dhe humorin dhe ndihmon në lehtësimin e stresit./Anila Kalleshi