FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Accra Lions për transferimin e mbrojtësit të majtë, David Oduro i cili nënshkruan për tre sezone, deri më 30 qershor 2027.
Lojtari do të udhëtojë në Barcelonë në ditët në vijim për t’iu bashkuar seancave stërvitore të ekipit rezervë të Barçës.
I lindur më 12 qershor 2006 në Gana, Oduro ka stërvitur në radhët e të rinjve të Accra Lions deri sa arriti në ekipin e parë në sezonin 2022/23. Që nga debutimi i tij në Premier Ligën e Ganës ai ka luajtur gjithsej 50 ndeshje, në të cilat ka shënuar një gol. Përveç kësaj, Oduro është një reprezentues U20 me ekipin e tij kombëtar.
Ai është një mbrojtës i majtë shumë i shpejtë, përveç kësaj, atij i pëlqen të bashkohet me sulmin dhe të ndihmojë skuadrën edhe në aspektin ofanziv.