Trajneri gjerman, Franco Foda, ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë që zhvillohet më 5 qershor në Oslo.
Një emër befasi u pa në listën e publikuar sot. Bëhet fjalë për emrin e Art Smakajt, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi 21-vjeçar është ftuar për ndeshjen miqësore nga Foda, pasi bëri paraqitje fantastike me NK Lokomotiva në Kroaci.
Smakaj është qendrmbrojtës, kurse gjatë këtij sezoni zhvilloi 26 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri tri asiste.
Karrierën e kishte nisur në Akademinë e Dinamo Zagrebit, kurse me pas vazhdoi te Lokomotiva.
Smakaj ka luajtur për dy grupmoshat e Kosovës, atë të U21 dhe U19 ku ka bërë 10 paraqitje.
Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është rreth 350 mijë euro./Indeksonline/