Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci kanë vizituar sot Suharekën, ku kanë përcjellur nga afër fushatën e korrje-shirjeve, që ka filluar para disa ditësh në Kosovë.
Të dielën, kryeministri Kurti dhe ministri Peci, kanë vizituar parcelat në fshatin Topliqan, ku kanë monitoruar nga afër korrje-shirjet në këtë rajon.
Kryeministri Kurti ka shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për prodhimtarinë primare bujqësore.