Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Sipas një komunikate të lëshuar për media, Kurti do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.
Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.
Pas Kroacisë, Kurti do të udhëtojë për në Slloveni.