Kurti pritet të takohet me zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris

0
377

Kryeministri i vendit, Albin Kurti me gjasë do ta ketë edhe një takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.

Burime të Gazeta Blic të afërta me kryeministrin Kurti kanë theksuar se më 15 ose 16 maj ai do të takohet me njeriun e dytë të SHBA-së.

”Kryeministri Kurti pritet ta ketë një takim të nivelit të lartë. Ai pritet ta takoj në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris”, thonë burimet e Gazeta Blic.

Zyrtarisht askush as nga Qeveria e Kosovës e as nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë konfirmuar takimin Kurti- Harris.

Kryeministri tash e sa ditë ka shkuar në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pos Kurtit, edhe presidentja Vjosa Osmani ka qenë në vizitë disa ditore në SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here