Kurti: Drafti i propozuar në Ohër u refuzua, tani Asociacioni hyn në marrëveshjet e nënshkruara nga Thaçi e Mustafa

0
245

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth Draftit të Asociacionit, duke thënë se një tillë ka propozuar që ta shkruaj më 18 mars në Ohër, por se ajo nuk është pranuar.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është në kuadër të nenit 10 të 39 marrëveshjeve që i kanë bërë paraardhësit e mi, të marrëveshjes bazike.

“Unë kam propozuar që ta shkruaj draftin më 18 mars në Ohër, por nuk është pranuar një gjë e tillë. Kjo është refuzuar nga Serbia. Tash, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është në kuadër të nenit 10 të 39 marrëveshjeve që i kanë bërë paraardhësit e mi, të marrëveshjes bazike. Nuk konsideroj që është në rregull që Asociacioni të nxirret nga marrëveshja bazike, të vendoset në qendër si prioritet, dhe që marrëveshja bazike të spostohet në prapavijë. Të gjitha këto janë pjesë të diskutimeve që po i bëjmë”, tha ai.

Tutje ai tha se dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ngatërrohet me anëtarësim të Kosovës në KiE.

“Ne e mbështesim raportin e zonjës Dora Bakoyannis, e cila ka qenë ministre e punëve të jashtme të Greqisë, të një shteti që vazhdon të jetë mosnjohës, dhe e cila e ka thënë qartë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që ka një marrëveshje që po shkelet nga Serbia, nuk duhet të ngatërrohet me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilin ne i kemi plotësuar të gjitha parakushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here