Krasniqi: S’kam asnjë lidhje me pikat që u lexuan dhe nuk mbaj përgjegjësi – jam i pafajshëm

0
150

Prokuroria e Specializuar ka nisur deklaratën hyrëse, ku ka lexuar pikën 176 dhe 177 të aktakuzës së plotësuar që flet për përgjegjësinë e tyre të dyshuar penale për pikat e aktakuzës. Paraprakisht, mbrojtja dhe Prokuroria janë pajtuar që në këtë seancë të mos lexohet e gjithë aktakuza, por vetëm disa pjesë të saj.

Prokuroria pretendon katër ish-krerët e UÇK-së dhe ish-pjesëtarë të tjerë, kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. Jakup Krasniqi e zgjati fjalën e tij më shumë se të tjerët duke thënë se s’ka asnjë lidhje me atë që u lexua nga Prokurori, raporton Gazeta Sinjali.

“E kam vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar aktakuzën. Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi Prokurorja. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi për çka flet aktakuza. Jam i pafajshëm”, tha Krasniqi.

Leave a Reply