KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

0
39

Votuesit e regjistruar jashtë Kosovës mund të votojnë me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës me afat të skaduar.

Ky është njëri nga vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen elektronike që është zhvilluar dje.

“Ky vendim i KQZ-së vjen pas evidentimit të disa rasteve gjatë procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike në zgjdhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 8 shkurt 2025 dhe 27 dhjetor 2025, janë evidentuar raste të votuesve të cilët janë paraqitur me dokumente identifikimi të skaduara”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here