Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje 

0
97

Katër të arta dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi ynë i xhudos në Kampionatin Ballkanik U-21. 

Kjo garë është mbajtur në këtë fundjavë në Tiranë, ku sportistët tanë ishin kulmor, ku morën pjesë gjashtë garues.  

Estea Arifaj (48 kg), Enise Zijade (57 kg), Andi Reshitaj (60 kg) dhe Muhamedin Veseli (66 kg) fituan të artat duke treguar dominim në kryeqytetin shqiptar. 

Sidorela Dodaj (52 kg) u stolis me të bronztën, duke treguar po ashtu luftëra të mira.  

Kosova përfundoi në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse sa ishin në këtë garë. 

Shqipëria po kishte gjashtë garues dhe mori dy medalje të bronzta. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here