Kosova pa Kryeprokuror të Shtetit e pa Drejtor të Policisë, Selmanaj: S’mund pritet më shumë nga një lëvizje politike anti shtet

0
149

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në sistemin prokurorial.

“Po ashtu qe 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa Drejtor të përgjithshëm të saj, pa pozitën më të rëndësishme në zinxhirin komandues të institucionit që mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës.

Të dy këto digastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre”, thotë ai.

Siç vlerëson deputeti Selmanaj, presidentja abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror.

“Nga ana tjetër Albin Kurti dhe Xhelal Sfeqla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre.

Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti shtet!”, përfundon Selmanaj./Indeksonline/

Leave a Reply