Kosova gjen kundërshtar, mund të luajë ndaj kësaj kombëtare

0
71

Kosova do të luajë një ndeshje miqësore gjatë muajit qershor.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e konfirmoi për “KOHA” se mund të luajnë ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja mund të luhet më 7 qershor, datë e cila përkon me zgjedhjet parlamentare në Kosovë që mbahen po atë ditë.

“Nuk e kemi plotësisht të konfirmuar, por jemi në kontakt me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Andorrës. Besoj që edhe mund të jetë njëra prej kundërshtareve në ndeshjet miqësore. Nuk ka nevojë të ndryshohet data nëse luajmë më 7 qershor, sepse i kemi të ndara datat e FIFA-s dhe nuk ka nevojë sepse përfundojnë zgjedhjet kur të fillojë ndeshja”, ka deklaruar Agim Ademi.

Ademi, shtoi se janë në bisedime edhe me 5-6 përfaqësuese të tjera për miqësore, por nuk ka përmendur se kush mund të jetë kundërshtari tjetër i Kosovës.

“I kemi 5-6 Kombëtare që i kemi përzgjedhur. Janë 5-6 kombëtare të cilat janë të interesuara, që duan të bëjnë lojë miqësore por ende nuk e kemi caktuar. Nesër ose më së largu të hënën do të zyrtarizohen”, shtoi kryetari i FFK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here