Konjufca: BE-ja nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin

0
203

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë asociacion shtetit të Kosovës.

Ai iu është referuar fjalëve të Jeffrey Hovenier, duke thënë se ambasadori amerikan e ka pasur fjalën që Kosova ta propozojë një draft.

“BE-ja nuk e ka kompetencë t’i propozojë asociacion Kosovës. Është gabim të mendohet se është kompetencë e BE-së neve veç me na caktu, e kompetencë e jona veç me dërgu në Kushtetuese. Ndoshta Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova ta propozojë një draft… Unë nuk mendoj që është kompetencë e BE-së me i propozu draft Kosovës. Nuk mendoj që Kosova duhet të qëndrojë gatitu dhe veç me çu draftin që BE-ja e propozon.

Ai tutje ka thënë që nuk është obligative me këtë procedurë dhe se e tillë është vetëm marrëveshja e vitit 2013, duke shtuar se janë në pritje që të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit.

“Nuk pajtohem me këtë procedurë, nuk shkruan askund, nuk është obligative për Kosovën. Obligative është vetëm marrëveshja e vitit 2013. Jemi në fazë krejt të re. Ne po presim që të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit. E marrëveshja është pika e 7 edhe pse nuk përmendët por mund të kuptohet që ka lidhje me Asociacionin”, ka thënë Konjufca duke përfunduar se nëse marrëveshja është obligative 100% “nuk do të ketë qare pa e zbatu secili””, ka deklaruar Konjufca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here