Policia e Kosovës (PK), në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, ka njfotuar se pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:
-Pesë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).
– Një pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
– Një diviar
– Një veturë
– Një telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
– Një peshore digjitale.
– Para të Gatshme, 1,425 euro
– Një Iphone 12 pro.
– Një telefon Samsung.
– Një telefon Iphone XS .
– Një Telefon Nokia .
– Një veturë BMW.
Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro./Telegrafi/