Komuna e Suharekës me 10 milionë euro investime kapitale (VIDEO)

0
176

Komuna e Suharekës edhe sivjet, do t’ia rezervojë mërgatës hapësirën e parkimit.

Veç këtij shërbimi, Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë se nga 15 korriku deri 15 gusht edhe administrata komunale do punoj me orar të zgjatur për hir të mërgatës.

Ndërsa, për investimet kapitale, Muharremaj tek gazetari Enis Reçica, tha se brenda këtij viti do të nisin një mori projektesh kapitale që kapin vlerën prej 10 milionë euro.

Por, ai u ndje falënderues i madh ndaj bizneseve. Pasi sipas të parit të Suharekës, vetëm sivjet, bizneset që operojnë në këtë komunë, i kanë dhënë donacion Komunës 1 milion euro për të organizuar aktivitete e realizuar projekte në të mirë të qytetarëve, njofton Klankosova.tv.

Muharremaj, në Sytë 7 në Klan Kosova foli edhe për dëmet në bujqësi nga vërshimet. Ai shtoi se ka deleguar një komision vlerësues, që kanë dal tashmë në terren, dhe do shqyrtohen të gjitha mundësitë që bujqit e dëmtuar të kompensohen.

Leave a Reply