Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë, ku u prit nga kryetari Haki ef. Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutuan projekte dhe çështje të rëndësishme për komunitetin mysliman, me theks të veçantë në nevojat dhe zhvillimin e kësaj komune.
Kolgeci u zotua për mbështetje në çdo iniciativë që shërben për të mirën e qytetarëve.
Postimi i plotë:
𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐈𝐬𝐥𝐚𝐦𝐞, 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐮𝐡𝐚𝐫𝐞𝐤𝐞̈
Sot ishim për vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë, institucion ky i cili ka kredibilitet në masën e gjerë.
U pritëm nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë, Haki ef. Hoxha me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam shumë tema në të mirë të komunitetit musliman me theks të veçantë në komunën tonë.
Diksutuam për punët dhe për projektet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë, dhe se do ta kenë përkrahjen tonë në çdo projekt që është në të mirë të komunitetit.