Kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një personi, arrestohet prizrenasi në Aeroportin e Prishtinës

0
274
Foto: Ilustrim

Viktimë e dhunës në familje ishte muaj më parë edhe një burrë në fshatin Krushë e Vogël në Prizren.

I biri dyshohet se me anë të goditjeve i kishte shkaktuar atij lëndime të rënda trupore, por që më pas ishte arratisur dhe i njëjti ishte në kërkim policor.

22-vjeçari është arritur që të arrestohet të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply