Kinemaja e rezistencës/ Kino Lumbardhi

0
304

Në programin e ardhshëm të kinemasë së Prizrenit “Lumbardhi” do të prezantohen “Uka i Bjeshkëve të Nemura” dhe “Rënia e Italisë”.

Të premten me 17 qershor nga ora 20:30 jipet “Uka i Bjeshkëve të Nemura”, ndërsa “Rënia e Italisë”  transmetohet me 18 qershor të shtunën.

Fondacioni Lumbardhi vazhdon programin e 70-vjetorit të filmit LXX me dy klasikë të filmave të rezistencës jugosllave – dramën e luftës nga Zafranoviç dhe filmin e Stamenkoviçit që prezanton çështjet e luftës antifashiste brenda intimitetit të familjes.

“Uka i Bjeshkëve të Nemura” dhe “Rënia e Italisë” përqendrohen rreth konfliktit midis traditës dhe revolucionit, vlerave familjare dhe ndryshimit.

“Uka i Bjeshkëve të Nemura“ është film veçanërisht i rëndësishëm për historinë e kinematografisë kosovare, si filmi i parë i metrazhit të gjatë në gjuhën shqipe i prodhuar në ish-Jugosllavi.

Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian.

Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna./Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here