KF Opoja nis riorganizimin për të mos lejuar shuarjen e klubit

0
197

Të marten janë publikuar shortet për Ligën e Tretë të futbollit Kosovar, e cila nis me 7 shtator, ku klubi nga Dragashi, KF Opoja nuk ishte shortuar, ku sipas burimeve klubi tashmë ishte shuar.

Kësisoj Komuna e Dragashit tashmë kishte mbetur pa asnjë klub që do të garonte në futbollin kosovar, shkruan IndeksOnline.

Por pasi lajmi mori dhenë dhe reagimet e qytetareve ishin të shumta, kryesia e e KF Opoja nisi riorganizimin e klubit, duke mos lejuar shuarjen e tij.

Ata tashmë kanë filluar të ftojnë disa futbollistë për të nisur stervitjet dhe të kompletojnë skuadrën.

KF Opoja është dakorduar me FFK-në që të shtyhet ndeshja e xhiros së parë me KF Dardanët, dhe të nis garat nga java e ardhshme.

Stervitjet e klubit nga Dragashi do të nisin ditën e henë me 9 shtator, në stadiumin e qytetit, ku një muaj më parë është përurua fusha e re me bari sintetik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here