Shtëpia duhet të jetë funksionale dhe komode ndaj ne po ju japim këshillat bazë të një arredimi të thjeshtë dhe komod.
Secili nga ne kërkon një shtëpi komode ku të ndihet rehat dhe vetvetja. Një folezë ku të kalojë çastet më të mira me familjen e tij. Shtëpia duhet të jetë funksionale dhe komode ndaj ne po ju japim këshillat bazë të një arredimi të thjeshtë dhe komod.
Krijoni një ambient relaksues për të gjithë familjen. Arredimi i shtëpisë duhet bërë në mënyrë të tillë që të jetë komod jo vetëm për ju për të gjithë familjen. Divanet dhe kolltukët duhet të vendosen në mënyrë rrethore për një bashkëbisedim të mirë dhe të ngrohtë. Lulet gjithashtu i japin gjallëri dhe ngrohtësi ambientit.
Ngjyrat e mureve, perdeve dhe tapeteve duhet të jenë në harmoni me njëra tjetrën.
Ndriçimi është elementi tjetër kyç në arredim. Ju sugjerojmë të zgjidhni ndriçuesit Led. Dritat e ftohta i përdorni në ambientet ku keni piktura apo aksesorë të tjerë në mur për t’i nxjerr më shumë në pah. Në kuzhinë dhe sallon përdorni drita të ngrohta.
Ruani hapësirën. Shtëpinë nuk duhet ta tejmbushni me mobilie. Duhet të ruani hapësirën e nevojshme mes tyre të qarkullojë ajër sa më shumë.
Dyert dhe izolimi. Janë pjesë e rëndësishme së bashku me dritaret dhe dyshemenë. Ato duhet të jenë gjithmonë të një cilësie të lartë.