Kurti publikon fotografinë me Trump: Kisha nderin ta takoj për herë të parë – SHBA mik special

0
83

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografinë nga pritja në Nju Jork me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin tha se ka nderin të takohet për herë të parë.

Kurti e quajti SHBA’në mikun special të Kosovës, ndërsa tha se Trumpin e ka falënderuar për rritjen e investimeve në NATO ku tha se Kosova duhet të jetë anëtare.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Pritja në Nju Jork për liderët botërorë nga Trump u bë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së./Express/