Kapen për një sekret familjar, çifti kosovar e bëjnë për spital njëri-tjetrin

0
242
Foto: Ilustrim

Një çift bashkëshortor nga Gjakova mbrëmë kanë përfunduar në stacion policor, pasi të njëjtit ishin konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë ku ata bashkëjetonin dhe pas zënkave dhe debateve me gjuhë fyese mes vete lidhur me një sekret familjar, burri dyshohet se ka sulmuar gruan dhe kjo e fundit i është kundërpërgjigjur me grushte.

Si pasojë e dhunës që përjetuan, dy të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa rasti është denoncuar edhe në Polici.

Pasi dy të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që burri të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ndërsa gruaja ka shprehur dëshirën që të shkojë në shtëpinë e vëllait të saj.

Ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply