Kane pajtohet që t’i bashkohet Bayernit

0
226

Harry Kane ka rënë dakord që t’i bashkohet Bayernit në një marrëveshje katërvjeçare.

Kjo pasi gjiganti gjerman arriti marrëveshje me Tottenhamin për shifrën e 120 milionë eurove.

Kane do të barttë numrin nëntë në fanellën e bavarezëve, raporton The Athletic, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë, që anglezi kishte kontratë me Spurs edhe për një sezon tjetër. Dje pasi ishte arritur marrëveshja mes dy klubeve, Kane hezitoi të transferohet në “Allianz Arena” dhe u desh që klubi bavarez ta mbajë një takim me familjen e tij në mënyrë që ta bind lojtarin.

Marrëveshja si duket është arritur dhe nga sezoni i ardhshëm, Kanen do ta shohim në Bundesliga.

Leave a Reply