Diell e vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

0
153

Mot pjesërisht i vranët parashihet për ditën e premtë, ku nuk do të mungojnë edhe intervale me diell.

Aty këtu, me gjasa më të vogla paraqiten kushte për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në 11C e 13C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 24C e 26C.

Mot më stabil, kryesisht me diell dhe me një rritje të lehtë të temperaturave parashihet në fundjavë, me maksimale deri në 26C e 28C.

Temperaturat shënojnë rritje edhe përgjatë fillimit të javës së ardhshme deri në 30C, e moti paraqitet kryesisht me diell dhe vransira lokale, që ditën e martë mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu, njofton Prishtina Weather.

Leave a Reply