Lucas Hernandez kaloi këtë merkato nga Bayern Munich tek Paris Saint-Germain për shifrën e 45 milionë eurove.
Mbrojtësi anësor edhe pse një nga më të mirët në rolin e tij nuk ishte i mirëpritur nga tifozeria kryeqytetase për shkak të lidhjes së tij me Marseille, qytet në të cilin Hernandez ka lindur ndërsa në këtë klub është aktivizuar si futbollist babai i tij.
Vetë Hernandez është shprehur në të kaluarën se nuk do të luante kurrë për PSG, megjithatë së fundmi shprehet se ka gabuar dhe se do të bëjë gjithçka që me paraqitjet e tij në fushë t’i fitojë zemrat tifozëve të Parisit.
“Nuk është një situatë argëtuese dhe e kuptoj shumë mirë. kam qenë i ri dhe kam bërë disa komente në lidhje me Marseillen dhe PSG, jam shprehur se kurrë nuk do të luaja për Parisin. Jam i vetdijshëm për situatën, por jam këtu për të dhënë maksimumin për këtë klub dhe për këtë skuadër. Tifozët do ta shohin shumë shpejt nëpërmjet paraqitjeve të mia në fushë, nga ndeshja e parë në të atë të fundit do të jap gjithçka për këtë fanellë”, u shpreh Hernandez./SS