Kalendari i ndeshjeve të Arsenalit dhe të Man Cityt deri në fund të sezonit

0
56

Manchester City e bëri mbrëmë një gabim të rëndë, i cili në fund të sezonit mund të jetë fatal në garën për titull të kampionit.

“Citizens” lëshuan pikë ndaj Evertonit, me të cilin barazuan 3:3, duke e bërë një hap prapa për titull në Premierligë, shkruan “Gazeta Express”.

Trupa e Pep Guardiolës i kishte dy ndeshje më pak se Arsenali dhe 6 pikë më pak.

Nëse do t’i fitonte të dyja me rezultate të kënaqshme, do ta rikthente primatin.

Mirëpo, barazimi i mbrëmshëm i lë prapa “Qytetarët”.

Ata aktualisht i kanë 5 pikë më pak se “Gunners”, por edhe një ndeshje më pak të luajtur, pas së cilës, nëse fitojnë, do të jenë 2 pikë prapa “Topçinjve”.

Pra, Arsenali nga mbrëmë është favorit absolut për t’u shpallur kampion i Anglisë pas pritjes prej më shumë se dy dekadash.

Londinezët e kanë në dorë titullin pasi, nëse i fitojnë tri ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit, do të festojnë me tifozët e tyre.

Nga ana tjetër, City duhet t’i fitojë 4 ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në ndonjë gabim eventual të ekipit të Mikel Artetas.

Edhe trajneri Pep Guardiola mbrëmë e tha se tash titulli nuk është më në duart e Cityt. /Gazeta Express

Kalendari i Arsenalit

10/05 West Ham United – Arsenal

18/05 Arsenal – Burnley

24/05 Crystal Palace – Arsenal

Kalendari i Manchester Cityt

9/05 Manchester City – Brentford

13/05 Manchester City – Crystal Palace

19/05 Bournemouth – Manchester City

24/05 Manchester City – Aston Villa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here