Si kafeja ashtu dhe çaji kanë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë rritjen e energjisë, reduktimin e inflamacionit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës por teprimi me pirjen e saj mund të çojë në të kundërtën.
Një studim ndërkombëtar përfshiu 25,000 njerëz, në fund u zbulua se prija e më shumë se katër filxhanëve kafe në ditë, rrit rrezikun e goditjes në tru me pothuajse 40 %. E kundërta ishte pirja e 4 fixhanëve, e cila e ul rrezikun me 20%.
Nga pyetësori që i’u drejtua këtyre individëve që morrën pjesë në këtë studim, u morrën infomracione rreth historisë së tyre mjekësore, dietës, aktivitetit fizik dhe faktorëve të tjerë të rrezikut për goditje në tru, si duhani dhe presioni i lartë i gjakut.
Ata u pyetën se sa çfarë lloji çaji konsumojnë, çaj jeshil kinez ose japonez, çaj të zi dhe lloje të tjera çaji që pinin në ditë. Rreth 42 % nuk pinin as kafe as çaj, rreth 15% pinin vetëm kafe dhe 43% i konsumonin të dyja.
Studimi nxorri përfundimet, se pirja e katër ose më shumë filxhanëve kafe në ditë rrit rrezikun e goditjes me 37%, kurse pirja e më shumë se katër filxhane çdo lloj çaji ul rrezikun me 19%.
Çajrat e zinj, si “Earl Grey” dhe çajrat e mëngjesit, kishin rrezikun më të ulët rreht 29%, ndërsa çaji jeshil çoi në një rrezik më të ulët 27%. Dhe nuk kishte asnjë ndikim sasia më e madhe e pirjes apo më e ulët.
Kafeja në përgjithësi ka nivele më të larta të kafeinës se çaji, me rreth 80-100 miligramë për filxhan krahasuar me 50 të çajit. Kafeina shkencërisht, ka efekt që të nxitë lirimin e adrenalinës, e cila rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.