Joz Marku zhduket nga Instagrami pas sherrit me Gjestin në BBVA

0
110

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas incidentit të së shtunës, ku goditi me shuplakë Gjestin gjatë daljes nga shtëpia.

Ngjarja ndodhi në momentin kur Joz Marku u eliminua nga gara, por në vend të një largimi të qetë, ai krijoi një skenë që u bë virale në rrjete sociale. Pamjet e përplasjes u komentuan masivisht, ndërsa reagimet nuk munguan.

Pas incidentit, Jozin e shoqëroi Policia dhe u mbajt për disa orë në ndalim, por u lirua të nesërmen. Në deklaratën e tij për media, ai tha se “ishte provokuar vazhdimisht” nga Gjest Martini.

Por drama nuk përfundon këtu…

Sot është vërejtur se llogaria e Jozit në Instagram nuk ekziston më. Nuk dihet nëse është fshirë apo pezulluar, por dyshohet se ai mund ta ketë mbyllur vetë, për shkak të presionit të madh mediatik dhe valës së komenteve negative që ka marrë në rrjet.

Ndërkohë, Joz Marku është parë për herë të parë në publik pas përplasjes, por ende nuk ka dhënë një sqarim të plotë për ngjarjen.

Kujtojmë që finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 do të mbahet më 19 prill (e shtunë) – dhe mbetet të shihet nëse Joz Marku do të jetë i pranishëm apo do të thyejë heshtjen e tij para kësaj date.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here