Jo vetëm Modric, Reali zyrtarizon rinovimin me mbrojtësin

0
108

Pas zgjatjes së kontratës së Luka Modricit, Reali i Madridit njoftoi këtë të enjte rinovimin e marrëveshjes me Lucas Vázquez, i cili do të jetë i lidhur me klubin “Merengues” deri në vitin 2025.

Lojtari 33-vjeçar, i cili u rikthye në klub në vitin 2015, tashmë hyn në sezonin e tij të 10-të me klubin mbretëror, pasi ka qenë zëvendësues i bashkatdhetarit Dani Carvajal.

Zyrtarizimi vetëm sa konfirmoi atë që pritej, pasi mbrojtësi është integruar në grupin e punës, pavarësisht se kontrata që e lidhte me klubin i kishte skaduar më 30 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here