Iu prish aeroplani para nisjes për t’u kthyer, Interi e kaloi natën në Gjermani

0
81

Ndryshim i papritur plani: Interit iu desh të kalonte natën në Gjermani, pas  disfatës ndaj Bayer Leverkusenit, duke e çuar kështu rikthimin në Itali për të mërkurën.

Një defekt teknik në avionin që duhej të çonte ekipin në shtëpi, i ndodhur pak para nisjes, ka prishur kështu planin e pas ndeshjes.

Megjithatë, të mërkurën ishte ditë pushimi për grupin: nga sot Inzaghi do të nisë përgatitjet për ndeshjen kundër Lazios, të hënën e ardhshme.

Pesë ditë, të cilat megjithatë nuk do të mjaftojnë për të lejuar rikuperimin e lojtarët Acerbi apo Pavardin, të cilët u dëmtuan në sfidën ndaj ‘Aspirinave’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here