Italianes i vazhdohet leja e vozitjes në moshën 100-vjeçare – një ndër personat e paktë në vend

0
462

Një gruaje italiane iu është vazhduar leja e vozitjes në moshën 100-vjeçare, duke u bërë të paktën e treta njëqindvjeçare në vend në vitet e fundit, që cilësohet si e duhur për ta pasur lejen.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Candida Uderzo mori një patentë të re pasi kaloi një test të syve në një shkollë automobilistike në provincën veriore të Vicenzës.

Gruaja thotë se i pëlqen të jetë e pavarur dhe të mos i bëne presion djalit të saj për ta transportuar kudo që ajo ka nevojë.

“Ky vazhdim i lejës më bën të lumtur dhe do të më bëjë të ndihem pak më e lirë gjithashtu”, tha Uderzo për Corriere della Sera.

“Jam me fat, jam 100 vjeçe dhe të jem kaq e shëndetshëme është surprizë edhe për mua. Unë nuk marr kurrë tableta, vetëm ndonjëherë pilula të çuditshme për gjumë”.

Ajo tha se shikimi i saj është aq i mirë sa mund të lexojë gazetën pa pasur nevojë për syze. /Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here