Insistimi me ngulm i SHBA-ve, që Kosova t’a pranojë marrëveshjen duhet të lexohet drejt

0
423

Pranimi nga përfaqësuesit e Kosovës, të planit të Bashkimit Evropian, për nomalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë, kam shpresë që do hap siparin e integrimit të Republikës së Kosovës në strukturat euro – atlantike!

Insistimi me ngulm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Kosova t’a pranojë marrëveshjen duhet të lexohet drejt, madje edhe deklarimet që hedhin hije dyshimi për marrëveshjen nga partitë politike, mundë të kenë pasoja (sanksionet e përfolura mund të zhvendosen dika tjetër), tek e fundit partitë politike në Kosovë janë formuar për të mirën e Kosovës, në qoftë se nuk e kryejnë këtë detyrë, atëherë pse janë?!

Jehona e kësaj marrëveshje do jetë më e fort, se sa përbërja strukturore e marrëveshjes, e me ndihmën e miqëve tanë, kjo do kapitalizohet si sukses i Republikës së Kosovës!

Koha na e dëshmonë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë, dhe janë të interesuara të kenë Kosovën unike dhe funksionale,

që Kosova të jetë tregim suksesi!

Shkruan: Nderim GASHI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply