Icardi gjithnjë e më pranë Realit, e pranon agjenti i argjentinasit

0
172

Mauro Icardi gjithnjë e më pranë Realit të Madridit. Los Blancos janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe argjentinasi duket se është profili më i lehtë për t’u arritur në muajin janar.

Sulmuesi luan me Galatasarayn dhe mund të transferohet në Madrid në formën e huazimit me të drejtë blerjeje për një shifër prej 15-20 milionë eurosh, lehtësisht e përballueshme nga klubi spanjoll, që pas largimit të Benzema, nuk ka arritur të gjejë qendërsulmuesin e duhur.

Interesin e Realit për Icardin e ka pranuar edhe Letterio Pino, i cili është pjesë e grupit të agjentëve që përfaqësojnë sulmuesin argjentinas.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Realin e Madridit, por deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare. Ndoshta mund të vijë në javët e ardhshme”, u shpreh Pino.

Ndërkohë, mediat spanjolle bëjnë me dije se te Reali po e ndjekin me interes ecurinë e sulmuesit dhe janë gati të bëjnë ofertën zyrtare për ta transferuar që në janar./SS

Leave a Reply