I “padëshiruar” te Manchester United, mbrojtësi anglez pranë Newcastle

0
130

Harry Maguire është i padëshiruar te Manchester United dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Erik ten Hag dhe tashmë, mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e klubit po kërkon një aventurë të re.

Newcastle është skuadra më e interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit dhe palët pritet të nisin bisedimet, pasi për ish-lojtarin e Leicester ka disa opsione.

Maguire ka një kontratë aktuale deri në verën e vitit 2025 dhe vlera e tij në treg llogaritet rreth 35 milionë euro, por United do të ulej në bisedime edhe për një çmim më të redaktuar, kjo pasi kërkon të lirohet sa më shpejt nga Maguire, por edhe nga paga e tij.

Newcastle po e monitoron prej kohësh dhe tashmë drejtuesit kanë marrë vendimin për të bërë hapin e parë konkret dhe për të kompletuar këtë transferim në merkaton e verës./SS

Leave a Reply