I mbijetuari i Masakrës së Izbicës, Milazim Thaçi: S’e kisha besu që vjen kjo ditë

0
120

Milazim Thaçi, i mbijetuar i Masakrës së Izbicës po merr pjesë në “Marshin për Drejtësi” që po zhvillohet në sheshet e kryeqytetit.

Thaçi ka thënë se nuk e ka besuar kurrë që do të vinte kjo ditë që ata të gjykoheshin në Hagë.

“Kurrë nuk e kisha menu që vjen kjo dita me dalë me protestu për djemtë tanë të cilëve i kanë bo padrejtësi dhe i kanë çu në Hagë”, ka thënë Thaçi për TëVë1.

Teksa ka uruar që Thaçi e të tjerët të kthehen sa më shpejt në Kosovë.

“Ishalla sa ma shpejt vijnë në shtëpi të vet, në tokën e vet, në Kosovën e lirë”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply