Kandidati për deputet nga AAK-ja, Edmond Hoxha, u mirëprit ngrohtësisht nga banorët e Tabakhanes, ku theksoi besimin në platformën politike të partisë së tij.
Ai garantoi se kjo platformë do të sjellë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë.
Postimi i plotë:
Në zemrën e qytetit, u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët e Tabakhanes. Të sigurt në platformën tonë politike fituese, i siguruam bashkëqytetarët tanë se kjo platformë do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe krijimin e perspektivave më të mira për të rinjtë.
Së bashku për një të ardhme më të ndritur!