Hovenier: S’mbështesim Asociacion antikushtetues, Qeveria të ofrojë vizionin e saj

0
150

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një deklarim për media pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit, ka ritheksuar se ata nuk e do të mbështesin një Asociacion të komunave me shumicë serbe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

“Ne nuk mbështesim asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 ose nëse kërcënon sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multientik ose institucionet demokratike. Në mënyrë strikte kundërshtojmë krijimin e çfarëdo entiteti që i ngjan Republika Sërpskas në Bosnjë e Hercegovinë”, ka theksuar Hovenier.

Ai ka thënë se kërkojnë prej Qeverisë që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.

“Qeveria tani mund të shërbehet me ato që u thanë këtu dhe t’i përfshijë në punën e saj rreth kësaj çështje të rëndësishme. Ne shpresojmë se ky diskutim do të inspirojë një përkushtim të ri dhe ri konfigurim të përkushtimi drejt themelimit të Asociacionit, të cilin ne e konsiderojmë thelbësor për ndërtimin e një të ardhmeje të Kosovës së pavarur, multienitke dhe demokratike, që është e integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euro-atlantike”, është shprehur Hovenier.

Ai ka theksuar se diskutimin me palë të ndryshme të interesit e kanë organizuar për t’i dëgjuar pikëpamjet rreth kësaj teme dhe të shohim pikëpamjet e përbashkëta me qëllim lehtësimin dhe shtyrjes përpara, siç ka thënë, të obligimit të Qeverisë për ta zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne dëgjuam nga dora e parë pikëpamjet e pjesëmarrësve sa i përket implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se si mund të themelohet ai në mënyrën që i siguron të ardhmes së Kosovës pavarësi, multienicitet dhe demokraci. Këto perspektiva janë të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. pjesëmarrësit, përfshirë zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile, liderë politike dhe anëtar të korit diplomatik. Biseda e sotme reflektoi partneritetin e thellë dhe të gjatë me qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Hovenier.

Ai ka thënë se diskutimi ynë ishte i përqendruar rreth tri temave. “E para, si mund të funksionojë Asociacioni në praktikë dhe pjesëmarrësit në këtë takim ngritën një varg temash përfshirë pikëpamjet në përgjegjësitë e mundshme dhe kufizimet e mundshme të Asociacionit. E dyta, si mund të funksionojë Asociacioni brenda kornizës ligjore të Kosovës. Sërish, ne dëgjuam mendime të ndryshme përfshirë ato rreth marrëveshjeve të Brukselit dhe aktgjykimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2015. E treta, si mund Asociacioni të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, shpërndarjen efektive të shërbimeve të qeverisë për serbët e Kosovës dhe komunitetet tjera minoritare. Ne dëgjuam mendime se si Asociacioni mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve dhe nevojave që janë thelbësore për cilindo komunitet, sikurse edhe për funksionimin e tyre për të cilat janë përgjegjëse të gjitha komunat në Kosovë, sikurse është arsimi, kujdesi shëndetësor, zhvillimi lokal ekonomik”, është shprehur Hovenier./Koha

Leave a Reply