Haziri: Ndëshkime të reja do të ketë, amerikanët e mbajnë fjalën

0
141

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë me dije se do të ketë sanksione të reja për Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai ka deklaruar se paralajmërimet amerikane për ndëshkime të reja do të ndodhin.

Sipas tij, amerikanët nuk flasin pa mëndu për këtë çështje.

“Nuk besoj që e dënojnë kolektivisht popullin e Kosovës. Kanë thënë që kemi probleme me liderë të caktuar, që e kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Atë që e thonë amerikanët, e mbajnë fjalën. Nuk flasin pa mendu. Në Ballkan gjuha flet para mendjes, ndërsa atje mendohet shumë dhe kur flitet nuk ka kthim prapa”, ka deklaruar Haziri në T7.

Ai ka vlerësuar se me veprimet e njëanshme në veri, Kosova ka shkaktuar shumë kokëçarje të aleatët.

“Ne nuk kemi hidhëruar vetëm një diplomat. Kemi shqetësuar kokëçarje për shumë partnerë tanë. Ndëshkime do të ketë. Nuk do t’i quaja sanksione”, ka deklaruar Haziri.

Leave a Reply