Hasjani gropos 26 mijë euro cash e stoli ari dhe largohet nga Kosova, kur kthehet nuk gjen asnjë cent

0
5456

Një rast i rrallë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Kushnin të Hasit në Prizren, ku një banor ka raportuar se i janë vjedhur mijëra euro e stoli ari.Por ky rast është jo fort i zakontë. Këtë herë paratë e ari nuk u vodhën në shtëpi, por u gjetën të groposura.

Kjo pasi që kryefamiljari kishte vendosur që t’i fsheh në oborr hiç më pak se 26 mijë euro dhe disa stoli të arit, të cilat i kishte futur në kavanoza.Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast ishte denoncuar në Polici para disa ditësh, nga viktima, i cili ka rrëfyer se si i groposi paratë dhe stolitë dhe më pas u kthye në Bosnjë e Hercegovinë, ku e ka gjithë familjen. Pasi ishte kthyer, ai gjeti vetëm njërën nga kavanozat e mbushur me ari, çka e shtyu ta denoncojë rastin.

Sinjali mëson se pas denoncimit të rastit, viktima ia kishte mësyrë sërish Policisë, ku këtë herë ka ngritur dyshime se kush mund të jetë hajni që e bëri qyl. Bazuar në dëshminë e tij të në Polici, personi te i cili dyshonte se mund të të ketë kryer vjedhjen është një banor i fshatit, të cilin e kishte lënë për t’u përkujdesur për oborrin.Denoncimi i tij vuri në lëvizje Policinë, me ç’rast u ftuan dy dëshmitarë për të dhënë deklaratat e tyre, të cilët po ashtu dyshojnë se personi i njëjti.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të sigurohet prezenca e të dyshuarit, i cili është shoqëruar më pas në Polici.Sipas të njëjtave burime, gjatë deklaratës që ka dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari e ka mohuar se ka kryer vjedhjen.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është lënë i lirë nga Prokurori i Shtetit, ndërkohë që rasti po vazhdon të hetohet, në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Leave a Reply