Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur një rrugë drejt largimit nga NATO-ja, e që sipas tij kjo është vetëm agjendë ruse, përcjell Reporteri.net.
Në një deklarim për media para fillimit të seancës, e cila po vazhdon aktualisht, Haradinaj tha se Kosova do të duhej ta zbatonte marrëveshjen franko-gjermane që shpie drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Për ne do të kishte qenë shumë me interes që menjëherë pas arritjes së marrëveshjes që njihet si plani franko-gjerman ne të fillojmë me zbatim në mënyrë që të arrijmë në afatin kohor mundësin ë e anëtarësimit në NATO. Mos t’i humbin këto momente kyçe të NATO-s siç është samiti i këtij viti, samiti i 75-të. E gjithë marrëveshja politike ka qenë që në rast të implemtimit të suksesshëm, Kosovës t’i hapen mundësi për integrim. Për fat të keq kryeministri Kurti ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të largimit të Kosovës nga NATO-ja, e që fatkeqësisht kjo është agjenda ruse, ne jemi kthyer nga agjenda ruse”, tha Haradinaj.
Haradinaj, edhe dje ka thënë se Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj qytetarët po e shohin si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.
“Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situatën e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rrëshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO”, është shprehur të mërkurën Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se kjo qeveri po e largon Kosovën nga aleatët e sigurisë.