Hapet konkursi për regjistrim në Universitetin e Prishtinës, këtë vit pritet të pranohen 5 mijë e 497 studentë të rinj

0
830

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022/2023.

Sipas njoftimit thuhet se gjithsej 5497 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

“Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më datë 19 korrik 2022”, thuhet në njoftim.

Aplikimi bëhet në platformën online http://apliko.uni-pr.edu dhe do të jetë i hapur nga sot (12.07.2022) deri të martën tjetër (19.07.2022) në orën 16:00.

Gjatë kësaj periudhe do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nga kandidatët. Dokumentacioni do të pranohet çdo ditë, me përjashtim të të dielave.

Më shumë informacione rreth konkursit mund ti gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Leave a Reply