Hajdari: Kemi bërë harmonizimin e pagave të teknikëve medicinal – infermierëve në Spitalin e Prizrenit

0
249

Në Spitalin e Prizrenit është bërë harmonizimi i pagave të teknikëve medicinal – infermierëve.

Drejtori i Administratës së spitalit, Osman Hajdari, ka thënë se është bërë ndryshimi i statutit profesional të infermierëve.

“Me mbështetjen e drejtoreshës së SHSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, kemi bërë ndryshimin e statutit profesional të infermierëve, të cilët ndërkohë kanë zhvilluar veten profesionalisht dhe kanë arritur gradën universitare baçelor, të njëjtëve i është harmonizuar edhe paga me nivelin baçelor të cilën e kanë arritur ndërkohë”, ka thënë Hajdari.

Si rrjedhojë, Hajdari është zotuar se do të vazhdojnë punën për avokim të të drejtave të punëtorëve dhe realizimit të kërkesave të tyre legjitime./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here