Prizrenasi shkel urdhrin mbrojtës, ushtron dhunë ndaj ish-bashkëshortes – e merr me zor në shtëpinë e tij

0
310

Urdhrat që lëshojnë Gjykatat ndaj personave të cilët kanë kryer dhunë në familje jo gjithmonë respektohen dhe për pasojë vepra përsëritet e madje përfundon edhe tragjikisht, siç ndodhi me rastin e gruas shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një grua e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj në Polici, i cili nuk e ka respektuar urdhrin mbrojtës të Gjykatës, ashtu që ka shkuar te banesa e saj dhe me dhunë e janë larguar prej aty.

Për të mos mbaruar me kaq, Sinjali mëson se i dyshuari M.Sh., përveç ish gruas i ka marrë me zor edhe fëmijët, të cilët i ka dërguar në shtëpinë e tij.

Përballë kësaj situate, gruaja ka kërkuar që të kthehet sërish në banesën e saj, me ç’rast rrugës ndodhi e papritura. Ajo e hapi derën e veturës që ishte në lëvizje dhe arriti të ikë nga i dyshuari dhe u nis ta denoncojë rastin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili para hetuesve policorë ka dhënë një deklaratë për rastin dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, masa mbrojtëse e ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje si dhe vartësit të tij/saj dhe personave tjerë nëse është e nevojshme, mund t’i shqiptohet personit i cili ka kryer dhunë në familje, nëse ekziston rreziku i përsëritjes së dhunës në familje.

Në urdhrin me të cilin shqiptohet masa e ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje, gjykata cakton vendin, regjionin dhe largësinë, brenda së cilës kryerësi nuk guxon t’i afrohet viktimës së dhunës në familje.

Leave a Reply