Arjola Demiri vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.
Ajo është nënë beqare, e përkushtuar ndaj tre fëmijëve të saj, të cilët i ka rritur me shumë sakrifica.
Duket se momentalisht nuk ka ndonjë person tjetër në jetë, një partner, meqë prej shumë vitesh është deklaruar me këtë status.
Në podcast-in “Mami Evita”, aktorja nga Tropoja ka folur për përkushtimin ndaj fëmijëve dhe për sfidat e mëmësisë.
E njëjta thotë se u kërkon mendim për çdo gjë, e madje edhe për ndonjë mashkull.
Arjola Demiri: Nëse fëmijët e mi nuk e pëlqejnë, s’ka shans!
Evi Reçi: Pra u merr mendim ti?
Arjola Demiri: Duhet të jenë fëmijët e mi që ta pëlqejnë. Shiko, deri më tani nuk ka ndodhur. Unë nuk u kam prezantuar kurrë askënd. Te kjo pjesë po, kam qenë shumë fanatike dhe kam dashur që asgjë në botë të mos e cungojë rritjen e tyre. Mendoj që kanë vuajtur mjaftueshëm, mendoj që kanë pasur edhe periudha të vështira bashkë me mua, sigurisht edhe me prindin tjetër dhe kam dashur që t’i shëroj dhe nuk kam dashur ndoshta…
Evi Reçi: Mendon që fëmijët janë ata që do të vendosin nëse është okej dikush për ty, jo ti?
Arjola Demiri: Për shembull, Helga ka qenë një rast këtë vit që më tha ‘mami, a nuk ndihesh vetëm?’ dhe e kuptova që ka filluar të rritet, ta kuptojë dhe shpeshherë Rubini me shaka kur unë nuk i kushtoj rëndësi thotë ‘ti po flet me të dashurin’ dhe unë që jam ‘shikoje!’. Nuk kam lënë asnjëherë rast që ata të ndihen të cunguar.