“GUXO”, themelon degën edhe në Dragash

0
172

Partia “Guxo”, ka mbajtur Kuvendin e parë themeltar të saj në Dragash. Pjesë e Kuvendit të parë zgjedhor ishte edhe njëri nga kryetarët e kësaj partie, Faton Peci, nënkryetari, Haxhi Avdyli dhe zyrtarë tjerë.

Me 102 vota për dhe pa asnjë kundërkandidat, kryetar parë i degës së ” Guxo”, është zgjedhur, Ardian Krasniqi.

Punimet e Kuvendit i hapi, Lendrit Iljazi, nga këshilli iniciues, i cili tha se falë angazhimit të duhur politik nga udhëheqësit e partisë sonë, ky numër i madh i delegatëve është dëshmi e besimit qytetarë që po marrim anëkënd Kosovës.

Para procesit zgjedhor, një fjalë rasti e mbajti kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, i cili tha se kjo parti denjësisht po i përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të shtetit të saj, ndërsa tani po angazhohemi për konsolidimin e këtij subjekti politik.

Deputeti, Haxhi Avdyli, i uroi punë të mbarë këtij Kuvendi, duke thënë se kjo parti prioritet ka shtetin para interesave partiake, që e dallon prej subjekteve tjera politike.

Pas zgjedhjes në postin e kryetarit të degës, Ardian Krasniqi, tha se do të punojë maksimalisht në kryerjen e përgjegjësive për fuqizimin e kësaj partie në komunën e Dragashit./TvPz

Leave a Reply